Politike 8 Qershor 2023, 18:29

“Në pushtet fryheni si gjela”, Noka paralajmëron Ulsi Manjën: Bëj kujdes se mos të shet Babloku si Dakon

Shkruar nga Pamfleti

“Në pushtet fryheni si gjela”, Noka paralajmëron Ulsi

Deputeti Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi qeverinë Rama si edhe ministrin Ulsi Manja sa ka shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit me vendet e punës.

Ai shtoi gjithashtu se sa janë në pushtet bëjnë si të fortë, ndërsa theksoi se krimet elektorale nuk do të harrohen. Më tej Noka paralajmëroi, Ulsi Manjën që të bëjë kujdes sepse në fund Rama do ta shesë njëjtë si Dakon.

“E ka thënë ky i juaji, s’keni parë gjë akoma. Ju i shndërroni në kamikazë njerëzit e lirë. Mbajini kriminelët elektoralë, por mos harroni se çdo gjë do të paguhet. Ministri bën terror në Lac, në Mamurras, në Fushë Kuqe, ja pra ja, kjo është fytyra e rilindjes, kjo është farsa. Edhe 5 personalite te hajrit që ka pasur po i ikin, pse po i ikin se po i trajtoni si qen. O do bëhesh kamikaz i rilindjes ose nuk ke punë. Prisni se ka thënë ky që nuk keni parë gjë akoma.  Asgjë nuk do të kalojë, janë në pushtet dhe fryhen si gjela, edhe Gjushi ketë bënte dilte blinte vota, shantazhonte, por e shiti babloku, Ulsi bëj kujdes nga shitja”, u shpreh ai.

manja noka kuvend