TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2025, 12:35

Negociatat me BE, Rama: Kisha frikë se do linim nam, por administrata jonë mori duartrokitje

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat me BE, Rama: Kisha frikë se do linim nam, por administrata

Kryeministri Edi Rama vlerësoi administratën publike të Shqipërisë, në fjalën e tij gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë.

Rama theksoi se puna e administratës doli në pah gjatë procesit të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe kjo punë mori duartrokitje e vlerësime.

Ai pranoi se nuk ishte i sigurt nëse fluksi i punës do të përballohej nga administrata shqiptare pas hapjes së negociatave.

“Negociatat për anëtarësimin neve na kanë vënë para syve një realitet që nuk e njihnim siç duhej. Realitetin e një fuqie profesionale të konsiderueshme në administratën tonë publike. Sepse ballafaqimi ynë me Brukselin nuk të lë të fshihesh dhe as të mundëson që të bësh makiazh. Di apo s’di! E bën apo s’e bën!

Afro 1000 vajza e djem të shërbimit tonë civil dhe të institucioneve u përballën me procesin e skanimit të situatës dhe duhet të çonin në çeljen e negociatave. Ata morën duartrokitje nga Brukseli dhe kjo ishte surprizë shumë e mirëpritur. Ndërkohë që frika ime ishte çfarë do bëjmë kur të hapen negociatat sepse do lëmë nam.

Edhe unë isha i influencuar nga e gjithë thashethemnaja e përditshme dhe marrja nëpër gojë dhe fjalët e pamerituara që qarkullojnë nëpër gjithë kanalet e infektuara të informacionit për administratën tonë. Fakti që mori duartrokitje është arsye shumë e fortë për t’u ndjerë të motivuar dhe mund të bëjmë shumë më tepër e shumë më mirë", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje