TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2025, 12:25

Vazhdon marrëzia e Ramës: "Diella" do të ketë fëmijë, do merren me çështjet civile

Shkruar nga Pamfleti
Vazhdon marrëzia e Ramës: "Diella" do të ketë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë më 20 qershor, ministrin e ri të Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek ministrja më e përfolur e kabinetit të tij qeveritar, Diellën.

Sipas Ramës, "Diella" tani do të ketë edhe "fëmijë" që do i lindë në maternitetin e Inteligjencës Artificiale. 

“Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformimi epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar. Kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar apo që pesha që ka në të gjithë proceset është zvogëluar. Jo, në të vërtetë edhe roli dhe pesha janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë. Mbi të gjitha detyrimi që ka Ministria e Drejtësisë për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të gjitha proceset vendimmarrëse, është detyrim shumë i madh.

Ndërkohë që siç e dini dhe ju, territori mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Është shumë e rëndësishme që në të gjithë të përditshmen tonë ne të mos e humbim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, që është të garantojmë dhe konsolidojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor si një pushtet kushtetues i pavarur nga ekzekutiv në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh i pavarur dhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar përgjithmonë.

Gjykimi mbi dokumentacioni, jo s’ma ke sjellë më vulë të freskët, jo s’ma ke sjellë në kohë. Tek temat e diferencës Diella e bënte pamundur trajtimin preferencial të dikujt përmes referencave. Ata që merren me këtë po punojnë. Të gjitha dokumentet që bëjnë kopanit dhe që mbledhin lart e poshtë për ndonjë tender janë fakte publike. Diella do i mbledhë vetë, nuk ka nevojë që njerëzit të bredhin lart e poshtë. Temat e referencës, dokumentacioni mblidhet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe në fund është oferta që flet vetë. Askush nuk i gjykon dot më mirë se sa Inteligjenca Artificiale. Do të duhen disa bashkëpunëtorë të Diellës, jo njerëz,që Diella do i lindë në maternitetin e Inteligjencës Artificiale. Kjo është reale dhe do të jetë reale, aq reale sa jemi ne të gjithë këtu. Për të përmirësuar në mënyrë potenciale, parametrat e sigurisë. Për sigurinë ushqimore dhe të gjithë mallrave, ne përsëri me inteligjencën artificiale do të ndryshojmë tërësisht mënyrën se si do të jetë kontrolli. Kemi ndërtuar kompanitë, tani po ndërtojmë sistemin, e njëjta gjë për naftën e kështu me radhë”, tha kryeministri Rama.

\\\"diella\\\" do të ketë fëmijë

4 Komente

  1. M
    Mjaft me "Dekllarata"!

    Duke qene se Edi Rama, kryeministri i Shqiperise ne mandatin e 4-et, plot 12 vite ne pushtet (2013-2025) e ndoshta 4 a me shume vite te tjera ....., shprehet "i qarte" e i sigurt se kush eshte 'Diella', se cfare gjinie/seksi eshte (se fundmi i ka fryre edhe perparesen ...), se sa femije ka/do linde dhe cilat role/funksione do te mbulojne ata/ato, cilat vende pune/"kompetenca" do te kene/mbulojne, nga kush do te krijohen/qeverisen/asistohen, cfare objektiva pune, e deri cilat rezultate do te arrijne, ===== heq cdo dyshim qe, i gjithe ky proces/procedure eshte teknikisht i kontrollueshem. ===== Eshte si te besosh qe "dhelperat/dhelperushet" e konfimuar e/o ricikluar si ministresha/ministryshet ne Qeveri, do te heqin dore vullnetarisht nga ngrenia e pulave e pulastrenave ne 'Kotecet' e Buxhetit e/o ate tjetrin te Pushtetit(?!). ===== Eshte si nje llangosje e ricikluar e 'Epopese se Ballit Kombetar' te servirur "me kujdes" nga 'One Man Show 2013-2025' e ne vijim.

    1. R
      Rushiti

      Tallje me te madhe nuk behet!

    2. K
      Kotja

      Sa femije keni nder mend te bëni me Diellen z.KM?

      1. S
        SHKODRANK.R

        PORDHI KALI NE DRE TE HANIT E JA NGJITEN NJI SHKODRANIT POR SHKODRANI BANI BE NUK KISH PJERDH QYSHSE KISH LE

        Lini një Përgjigje