TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2026, 20:24

Neomalësorja shfaqet në protestë pas largimit nga PS, Marjana Koçeku krah qytetarëve që kërkojnë largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Neomalësorja shfaqet në protestë pas largimit nga PS, Marjana
Marjana Koçeku në protestë

Pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar socialist, deputetja Marjana Koçeku është parë mes protestuesve në bulevard, në protestën e 21-të kundër qeverisë.

Një zhvillim i papritur ka shoqëruar protestën e 21-të kundër qeverisë në Tiranë. Deputetja Marjana Koçeku, e cila vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, është shfaqur mes qytetarëve të mbledhur në protestë.

Në pamjet e publikuara në media, Koçeku duket në mes të protestuesve që prej javësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe denoncojnë klasën politike.

Neomalësorja shfaqet në protestë pas largimit nga PS, Marjana
Koçeku në protestë

Prania e saj në protestë vjen vetëm pak ditë pasi ajo shpalli ndarjen me socialistët. Në reagimin e saj publik, Koçeku argumentoi se vendimi ishte diktuar nga bindjet dhe vlerat personale.

"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m'i diftojnë kufijtë", shkroi ajo.

Neomalësorja shfaqet në protestë pas largimit nga PS, Marjana
Koçeku në protestë

Sot në mbledhjen e grupit socialist, Rama tentoi ta injoronte.  Edhe pse pritej me shumë interes se çfarë do të thuhej për largimin e Marjana Koçekut, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos ketë asnjë diskutim mbi të.

Neomalësorja shfaqet në protestë pas largimit nga PS, Marjana
Koçeku në protestë

Burime nga takimi bëjnë me dije se kur kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, ka nisur të trajtojë këtë çështje, Rama ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar që tema të mos diskutohet fare brenda grupit.

Shokë dhe shoqe do t’ju informoj në lidhje me një ish kolege”, mësohet të ketë thënë Balla. Në këto momente ka ndërhyrë kryeministri Rama: “Lëre, po çfarë ish kolege”.



koceku rama

4 Komente

  1. b
    besimi

    Veprim burrneshe. Gjest qe nuk e ben asnje nga deputetet e tjere. Te gjithe ne rresht per nje degjojne budalleqet e te gjatit. I bejne iso. Ne vend ta pyesin ti kerkojne llogari kryeministrit qe e ka sjell maxhirancen ne kete derexhe, rrine si zara pa asnje opinion apo oponence.

    1. a
      alba

      Ata nuk jane deputete jane mumje. Jane vasale pa asnje pike dinjiteti. I gezohen rroges e shikojne te gjatin si punemarres. Kemi prekur fundin.

      1. A
        A. Baçe

        Të lumtë neo Shote Galica. Thonë se burri kuptohet se është Burrë kur përballet dhe nuk i bishtnon rrezikut. Kjo vlenka edhe për gratë. Kriminelët tip Bajrash, ndjehen të fortë kur ndjejnë se i ke frikë. Po e shënoj emrin si dëshmi që edhe burrat (jo vetëm vajzat) nuk i frigohen delinkuentëve.

        1. Y
          Yzedin Kashta

          Po kur pranoj te behet deputete nuk e njihte Ramen ?! Apo marrim fronin njehere dhe pastaj hodha lumin te dhjefsha kalin. Pse nuk dorezon mandatin dhe te filloj nga 0-ro, te hyj ne gare politike.

          Lini një Përgjigje