TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Korrik 2025, 19:06

Nesër afati i fundit për lirimin e hapësirave publike, Rama: Penalizim për ata që rezistojnë

Shkruar nga Pamfleti

Nesër afati i fundit për lirimin e hapësirave publike, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar se data 31 korrik është afati i fundit për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht, veçanërisht përgjatë akseve kombëtare. Shefi i qeverisë paralajmëroi edhe një herë se pas kësaj date do të ketë penalizime për të gjithë ata që nuk e respektojnë detyrimin.

31 korriku është afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, u shpreh Rama.

Të njëjtën thirrje e përsëriti edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zv/kryeministre, Belinda Balluku, gjatë inspektimit të aksit rrugor Kamëz–Laç. “Kjo është një reformë e thellë, e shtrirë nga tendat, parkingjet, e deri tek akset kombëtare nga veriu në jug. Do të ketë penalizim për ata që kryejnë shkelje dhe ne kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, pasi shumë indicie vijnë pikërisht prej tyre”, deklaroi Balluku.

Qeveria e ka shpallur këtë aksion si pjesë të një reforme për rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, ndërsa penalitetet pas afatit të 31 korrikut pritet të prekin dhjetëra subjekte në gjithë vendin.

 

Lini një Përgjigje