TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2025, 19:58

Nga çadra e Lul Bashës, te lista e PS, kush është Zamira Sina që futi Rama në zonë të sigurt në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Nga çadra e Lul Bashës, te lista e PS, kush është Zamira

Partia Socialiste ka “peshkuar” te PD për të gjetur kandidatë potencialë në lista. Përveç Alban Zenelit që do të garojë në Kukës, një figurë tjetër është Zamira Sina.

Kjo e fundit është futur në listë të mbyllur në Vlorë. Aktualisht ajo është dekane e Fakultetit të Ekonomisë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Gjatë prezantimit, Bledi Çuçi i parapriu situatës, duke thënë se ajo dikur ka qenë te çadra e Lulzim Bashës. Por tani ka filluar t’i pëlqejë Edi Rama.

Përfshirjen e saj në listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Vlorë, e përmendi sot edhe kryeministri Rama, në rubrikën live “Sy m’Sy”.

Kemi dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur. Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave për pedagogët dhe sot është në listën e mbyllur. Dje, deri dje, kur ishte se harrova. O Lul, kur ka qenë more vëlla? 2017 më duket ka qenë. Në 2017 ishte këtu sepse mendonte që unë duhet të ikja. Tani mendon që unë duhet të rri. Ëelcome. Goxha zonjë, dekane, njeri i respektuar”, deklaroi Rama.

Lini një Përgjigje