
Dorëheqje masive edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës, pas ultimatumit që Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kryebashkiakëve, që prej ditësh i kërkon të rifreskojnë stafet e tyre.
Pas Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, Vau i Dejës është bashkia e tretë në qarkun më të madh në veri të vendit që është përfshirë nga dorëheqjet e zyrtarëve.
Kështu në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Kryebashkiaku Kristian Shkreli, kanë paraqitur dorëheqjet 3 nënkryetarët e Bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët e drejtorive në këtë njësi të qeverisjes vendore.
Në pothuajse të gjitha bashkitë e drejtuara nga socialistët ka pasur dorëheqje masive të nënkryetarëve, administratorëve dhe drejtorëve, të urdhëruara nga Kryeministri që pas zgjedhjeve të 11 majit, duket se po synon një tjetër ndarje të zonave të influencës në qarqet e vendit, në raport me drejtuesit politik, që udhëhoqën fushatën.
Lini një Përgjigje