TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 07:14

Nga simbolet te mesazhet, qytetarët tallen me votat në zgjedhjet e 9 nëntorit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Nga simbolet te mesazhet, qytetarët tallen me votat në zgjedhjet e 9

Ditën e dielë, 9 nëntor 2025, u mbajtën zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në 5 bashki, ndërsa procesi shënoi një nga pjesëmarrjet më të ulëta të qytetarëve me të drejtë vote.

Bashkia që pati edhe numrin më të vogël të votuesve ishte ajo e Vlorës, ndërsa përqindja më e lartë u regjistrua në Mat.

Duket se kjo pjesëmarrje e ulët ka bërë që edhe procesi i numërimit të përfundojë shpejt, ku mëngjesin e sotëm në të 5 bashkitë ka përfunduar gjithçka, ndërsa fitues janë kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste.

Në këtë proces, opozita e drejtuar nga Sali Berisha, zgjodhi të mbështesë kandidatë të pavarur, me një skemë që rezultoi e dështuar, për shkak se as ata nuk ‘ndezën’ asnjë atmosferë që të kthente procesin e votimit në një garë.

Por nga procesi i numërimit rezultoi se edhe ata qytetarë që kanë marrë pjesë në zgjedhje kanë vendosur të lenë shënime në fletë-votime. Nga mesazhet tallëse dhe vizatimet janë disa nga ato që qytetarët, pjesëmarrës në votim, kanë zgjedhur të lenë si ‘vulë’ në fletën e votimit. Janë disa qindra fletë që kanë pasur vizatime, simbole apo mesazhe të ndryshme, të shkruara me dorë nga qytetarët, që janë kthyer në meme në rrjetet sociale.  

Nga simbolet te mesazhet, qytetarët tallen me votat në zgjedhjet e 9

Nga simbolet te mesazhet, qytetarët tallen me votat në zgjedhjet e 9

 

 

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Zgjohuni 0 POPULL

    Lini një Përgjigje