
Vijon procesi i numërimit të votave në 5 bashkitë e vendit që shkuan në zgjedhje të pjesshme vendore. Pas disa orësh vonesa, janë hapur kutitë e para dhe ajo që bie në sy është se kryesojnë kandidatët socialistë në kutitë e para. Ajo që duhet theksuar në këto zgjedhje është pjesëmarrja e ulët. Vlora mban rekord historik.
Sa i takon garës, në Vlorë, ku janë 232 qendra votimi, gara zhvillohet mes Brunilda Mersinit së Partisë Socialiste, Dionis Sotës të mbështetur nga PD, dhe Gjergj Nikës i pavarur. Në Berat, përballja është mes socialistit Ervin Ceca dhe Pavlo Shkarpës. Mati ka 47 kuti dhe aty garojnë Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, zyrtare e PS-së) dhe Eduart Brahilika, i mbështetur nga opozita.
Në Cërrik, votuesit do të zgjedhin mes Florenc Dokës (PS), Amarildo Hoxhës (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Himës nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Në Tepelenë përballen socialisti Gramoz Sako dhe i pavaruri Gabriel Guma.
Lini një Përgjigje