TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 20:33

Nga Tirana, në Korçë, Durrës, Vlorë e deri në Berlin, protestat kundër Ramës bëhen mbarë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Nga Tirana, në Korçë, Durrës, Vlorë e deri në

“Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, janë disa nga mesazhet që janë përcjellë nga protestuesit, që e bëjnë përgjegjës Edi Ramën për keqqeverisjen e vendit, por edhe Sali Berishën, që e konsiderojnë një “patericë” për pushtetin e Kryeministrit...

Kryeministri Edi Rama po përballet me një valë protestash të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, ndërsa i kërkohet dorëheqja. Protestat nisën në Tiranë që janë në ditën e 6 të tyre, ndërsa sot janë shtrirë edhe në qytetet e Durrësit, Vlorës, Korçës, Elbasanit. Por jo vetëm, protesta janë organizuar në Mynih dhe Berlin, para ambasadës shqiptare, nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, ndërsa ditën e shtunë është njoftuar një protestë në Londër, po nga shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Një tjetër protestë do të mbahet në Bolonja të Italisë më 7 qershor, ndërsa në rradhë janë protestat në Milano, Brukseli, New York, Toronton dhe Shkup.

Në diasporë, protesta do të zhvillohen përpara ambasadave dhe konsullatave shqiptare në disa shtete europiane dhe në Amerikën e Veriut.

“Dorëhiqu” është thirrja që i drejtohet Kryeministrit nga qytetarë, që duket se janë të lodhur me politika 35-vjeçare dhe që sot janë rreshtuar kundër klasës politike që ka qeverisur dhe po qeveris vendin, duke mbajtur nën kontroll monopolin politik, në qeveri dhe opozitë.

E veçanta e protestave që po organizohen dhe duket se po përhapen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet ku ka komunitete të shqiptarëve, është se ato kanë mbledhur të rinj dhe të reja.

“Qoftë e bekuar pika që mbush gotën” dhe “Ti dogje rininë, sot të djeg rinia ty!”, janë disa nga mesazhet që janë përcjellë nga protestuesit, që e bëjnë përgjegjës Edi Ramën për keqqeverisjen e vendit, por edhe Sali Berishën, që e konsiderojnë një “patericë” për pushtetin e Kryeministrit.

Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet, ndërsa në përgjigje të kërkesave për largim, shprehet se ka një kontratë me mbi 800 mijë shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Partinë Socialiste, dhe i dhanë mandatin e 4-t rradhazi.

Por në anën tjetër, mesazhet që merr nga protestat është: Rama ik, një mesazh që edhe më parë është artikuluar ndaj tij, por duket se në ditët e fundit, ajo që e bën të veçantë reagimin është qëndresa qytetare. /Pamfleti/

qytetare protesta rama

Lini një Përgjigje