Politike13 Mars 2023, 15:17

Nikolla anulon në fshehtësi seancën parlamentare, deputetë e PD: Nuk mund të veprojë Kuvendi sipas dëshirave të kryetares

Shkruar nga Pamfleti

Nikolla anulon në fshehtësi seancën parlamentare, deputetë e

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka anuluar seancën parlamentare të parashikuar për ditën e sotme. Edhe pse të enjten nuk pati seancë, Nikolla ka nxjerrë një urdhër për anulimin e seancës sot, duke shkaktuar përplasje me deputetët e PD.

Deputetët e Partisë Demokratike i kanë dërguar një letër ku e konsiderojnë një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit anulimin e seancës plenare të parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme.

Kjo vendimmarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale”, thuhet në letrën drejtuar Nikollës.

Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht.

Nikolla anulon në fshehtësi seancën parlamentare, deputetë e

kuvend nikolla seance