Politike13 Mars 2023, 13:05

Afera me bazën detare të Sarandës, Olta Xhaçka dëshmon 2 orë SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Afera me bazën detare të Sarandës, Olta Xhaçka
Xhaçka duke folur para gazetarëve para hyrjes në SPAK

Skandali në fjalë është denoncuar disa herë nga “Pamfleti” dhe SPAK nëse ka këllqe, duhet t’i kërkojë llogari Olta Xhaçkës, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në atë kohë. Ndërkohë i zhytur duket se është edhe Bajram Begaj, i cili ka qenë kreu i Shtabit të FA në atë kohë.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje ministren Olta Xhaçka për aferën me bazën e Sarandës. SPAK dyshon se baza detare u është dhënë privatëve në shkelje flagrante me ligjin dhe për këtë arsye, prokurorja Manjola Kajana ka vendosur të pyesë Xhaçkën si ish-ministre e Mbrojtjes. 

Vetë Xhaçka foli para gazetarëve para futjes në SPAK, ku tentoi të justifikonte veten mbi përfshirjen në këtë aferë.

"Jam thirrur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrit të mbrojtës kur kam qenë. Unë jam në dispozicion për këtë kemi punuar që drejtësia të na mbajë në dispozion. Alarmi fals që asete të cilat kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen sot në asete me vlerë siç është rasti i portit të Sarandës, ku nuk ndyrshon as baza detare, por edhe vendi do të jepet për port turistik. Asnjëherë asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”, tha Xhaçka.

Dëshmia e saj zgjati afro dy orë. Xhaçka tha se u ka qëndruar pretendimeve se nuk ka kryer asnjë shkelje. 

"Është e mirëseardhur dita për mua kur do të marrin përgjigje nga drejtësia edhe shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale por edhe alarmi fals që asete, të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshqeve, do të kthehen sot në asete me vlerë siç është rasti i portit të Sarandës", tha ajo.

Pak ditë më parë SPAK mori në pyetje gjeneralin Bardhyl Kollçaku dhe ish-zëvendës shefin e forcave detare, Artur Meçollari. Ky i fundit bëri një padi, pasi konstatoi shkelje me privatizimin e bazës, duke e hequr atë nga pronat e ushtrisë.

Skandali në fjalë është denoncuar disa herë nga “Pamfleti” dhe SPAK nëse ka këllqe, duhet t’i kërkojë llogari Olta Xhaçkës, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në atë kohë. Ndërkohë i zhytur duket se është edhe Bajram Begaj, i cili ka qenë kreu i Shtabit të FA në atë kohë.

Në dy padi të depozituara nga Meçollari, thuhet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, përfshi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe presidentin e ri, Bajram Begaj, pasi kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit.

Meçollari i akuzon ata, se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. (Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare) Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Zoti Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në lidhje me dhënien me qira të bazës detare në gjirin e Limionit në Sarandë, rezulton se në vendimin numër 514 të Këshillit të Ministrave, parashikohet dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro /kontrata ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 265 mijë metër katror. Pas shoqërisë qëndron Artan Dulaku. Brenda këtij territori ndodhet dhe një pronë me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror me numër 696, që sipas Zotit Meçollari, bën pjesë në planin e vendosjes dhe të përhapjes, për dhënien me qera të së cilës, duhet marrë më parë miratimi i Presidentit të Republikës.

Pra prona i është falur Artan Dulakut. Por kush është oligarku që ka marrë të gjithë bazën detare me 1 euro për 20 vite?

Në vitin 2018, “Pamfleti” ngriti shqetësimin që Edi Rama po i jepte portin e Sarandës për 20 vite Dulakëve që janë pronarë të Vizion Plus thjeshtë dhe vetëm për mbështetje mediatike. Bëhej fjalë për ish-bazën ushtarake me një sipërfaqe prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë. /Pamfleti

xhacka saranda