Ka filluar dhe është mbyllur brenda 10 minutave senaca plenare e ditës së sotme në Kuvend.
Opozita tentoi të bllokojë punën e seancës plenare, me pankarat dhe zhurmuese, por kjo nuk ndali mazhorancën të miratojë në shpejtësi disa nga projektigjet në rendin e ditës.
Nën zhurmën e bilbilave, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kaloi direkt në votimin e pikave të rendit të ditës.
Ndërkohë që seanca u mbyll brenda 10 minutave, pas votimit të projektligjeve nga maxhoranca.
Mesa duket opozita nuk e vazhdoi fuqishëm aksionin e saj me “mosbindjen civile” siç kishte paralajmëruar Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Ata nuk kanë bërë grumbull karriget, s’ka flakadanë, por kanë mbushur vendet ku ulen me pankarta kundër qeverisë si dhe janë bërë rresht para foltores.
Aq e qetë ishte 'mosbindja' e opozitës, sa që në nisje të seancës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi Gardës të largohej nga pozicioni që mban, tashmë prej disa javësh përpara tavolinës së ministrave.
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit parashikojnë përjashtim me 30-60 ditë për deputetët që prishin seancat plenare. Por ky përjashtim shoqërohet edhe me efekte financiare, pasi deputetëve u mbahet paga për kohën e përjashtimit, çka duket se i ka stepur deputetët.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka janë të përjashtuar me 10 ditë për shkak të incidenteve në sallën e Kuvendit dhe pengimin e mbledhjes së Komisionit të Medias.
I pranishëm në Kuvend sot ndodhej edhe kryeministri Edi Rama i cili ndodhej përballë deputetëtve të opozitës me pankarta kundër tij.
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, tentoi të shkonte drejt kryeministrit Rama me një pankartë në duar, ku shkruhej “Vrasësi i demokracisë”, por u pengua nga Garda.
Lini një Përgjigje