Në qarkun e Elbasanit ka nisur zyrtarisht numërimi i votës preferenciale dhe pas 6 kutive të para të hapura, rezultatet e para kanë nisur të japin sinjalet e para për renditjen e kandidatëve.
Në krye të garës është aktualisht Ervina Meta, e cila ka grumbulluar 158 vota, duke marrë një avantazh të qartë ndaj ndjekëses së saj më të afërt, Sara Mila, me 126 vota.
Pas tyre vijnë me diferencë më të thellë Olsi Komici (49 vota), Agron Gaxho (47), Luan Duzha (35), Shkëlqim Bullari dhe Musa Coha me nga 34 vota secili. Më pas renditen Ela Toçka (31), Geldon Fejzo (26) dhe Aulona Bylykbashi (24).
Ky është një fillim paraprak i numërimit, që megjithatë jep sinjalet e para të përplasjeve të mundshme brenda listave, sidomos nëse kjo tendencë vijon në kutitë e mbetura. Gara për votën personale duket se do të jetë e fortë, dhe mund të prodhojë surpriza edhe në këtë qark. PS ka marrë 10 mandate në Elbasan dhe do të thotë se nga lista e hapur futen 5 emra. Ndërsa PD ka 4 mandate dhe humbet madje 1 mandat dhe nga lista e mbyllur.
Renditja
1. Ervina Meta, 158 vota
2. Sara Mila, 126
3. Olsi Komici, 49
4. Agron Gaxho, 47
5. Luan Duzha, 35
6. Shkëlqim Bullari, 34
7. Musa Coha, 34
8. Ela Toçka, 31
9. Geldon Fejzo, 26
10. Aulona Bylykbashi, 24
Lini një Përgjigje