
Në Qarkun e Vlorës, socialistët kanë fituar edhe mandatin e 9, nga 12 të mundshmet. Mandati i 9-të për PS-në e Ramës u fitua me votat e diasporës.
Me këtë mandat, PS në rang vendi shkon në kuotën e 83 mandateve. Ndërkohë, demokratët e Berishës dhe aleatët e saj të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ ka 3 mandate në Vlorë.
Nga numërimi i votave të Diasporës në Qarkun e Vlorës, PS ka marrë 2720 vota, të cilat i mjaftojnë për marrjen e mandatit të 9-të.
Kështu pas Fierit, Elbasanit, surpriza e rradhës së zgjedhjeve të 11 majit për Partinë Socialiste është Qarku i Vlorës.
Lini një Përgjigje