TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 21:37

Nis procesi i numërimit, hapen kutitë e votimit në Pustec; “rrjedhin” rezultatet e para në Vorë

Shkruar nga Pamfleti

Nis procesi i numërimit, hapen kutitë e votimit në Pustec;

Ka nisur procesi i numërimit të votave. Sikundër ndodh gjithmonë, Pusteci është njësia e cila ka nisur e para hapjen e kutive. Ndërkohë paralelisht me të po bëhet gati të hapen dhe kutitë e qarkut të Korçës në Parkun Olimpik, aty ku janë votat e diasporës.

Në kutinë e parë në Posutec PS ka marrë 130 vota dhe 52 PD. Aktualisht janë hapur 3 dhe rezultati është:  419  vota PS dhe 208 PD.

Ndërkohë kanë rrjedhur dhe votat në Vorë. Ndonëse Ilirjan Celibashi tha se nuk do të publikohen rezultatet e votimit elektronik, janë numëruar 14 kuti dhe të dhënat kanë dalë në media. PS kryeson me 1315 vota dhe PD me 893 vota! 

Ndonëse u hodhën miliona, Ilirjan Celibashi njoftoi se rezultati për Vorën dhe Njësinë 10 nuk do të publikohet sot. Sipas tij, kjo ka ardhur pas një kërkese nga PD.

Në kushtet e një skepticizmi në lidhje me këtë proces kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatit të votimit të njësisë 10 dhe bashkisë Vorë pasi të ketë filluar tabulimi i rezultatit për qarkun e Tiranës, pra nesër rreth orës 8:00-9:00. Është kërkesë e PD dhe sipas PD dhe koalicionit qëllimi i këtij projekti pilot lidhet me rikonfirmimin sipas vlerësim tim të integritet të përdorimit të kësaj pajisje”, tha ai.

Ndëkrohë pati akuza dhe kritika nga PS. Përmes një deklarate nga selia e PS-së, Helena Kaçe, e konsideroi të paligjshëm vendimin për të shtyrë publikimin e rezultatit për Vorën dhe Njësinë 10, ku është aplikuar numërimi elektronik i votave. Madje në akuzat e saj, PS shkon deri atje sa e akuzon Celibashin se me një vendim të tillë po i shërben taktikave elektorale të opozitës.

Mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, me një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike, është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keqardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë”, thuhet në një deklaratë të PS-së.

Por pavarësisht pazareve, rezultatet kanë dalë në media.

Lini një Përgjigje