TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 21:23

Nis procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, testohet Inteligjenca Artificiale

Shkruar nga Pamfleti

Nis procesi i numërimit në Bashkinë e Tepelenës, testohet

Ka nisur procesi i numërimit të votave, tre orë pas mbylljes së votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura sot në pesë bashki të vendit: të Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se ky proces pritet të nisë rreth orës 22:00, ndërsa numërimi i kutive të para ka nisur në Tepelenë.

Në këtë bashki për herë të parë do të aplikohet edhe testi numërimit të votave me Inteligjencë Artificiale, por krahas këtij procesi, numërimi do të vijojë manualisht. Në katër bashkitë e tjera pritet që numërimi të nisë së shpejti.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, vetëm rreth 18.7% e qytetarëve kanë votuar, duke shënuar një nga shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në vite. Fenomeni më i dukshëm ishte bojkotimi i heshtur i të rinjve, ndërsa më aktivët në votim rezultuan të ishin pensionistët.

Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25% dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e kësaj të diele, ku votuan vetëm 12.54 përqind.

 

Lini një Përgjigje