TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 18:41

Braktisja e votimit, Mziu: Pjesëmarrja e ulët, alarm për qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

Braktisja e votimit, Mziu: Pjesëmarrja e ulët, alarm për

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka folur lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Ndërkohë, ka nisur procesi i dorëzimit të kutive të para të votimit të cilat pritet të verifikohen e më pas të vijohet me numërimin e tyre.

Deputeti i PD u shpreh se zgjedhjet e sotme u zhvilluan jashtë çdo afati kohor të mundshëm për t’u zhvilluar. Vihej re që Vlora ishte qyteti me pjesëmarrjen më të ulët një shifër prej 12,54%, e më pas Berati me 19,98%. 

Pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje është një alarm për këtë qeveri, sidomos me atë që u pa në Vlorë”, tha Mziu për “Ora News”.

1 Komente

  1. R
    Roku

    Po juve, nuk e kuptoni qe nuk ju do njeri, apo hajde lozim me qytetaret bashke me Ramen

    Lini një Përgjigje