
Kryetari i PAA, Agron Duka duke folur për situatën politike në vend, u ndal edhe tek fushata e “Nismës Thurje” për të ndryshuar sistemin zgjedhor.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News24”, ai tha se është koha e duhur për ta filluar një lëvizje të tillë, teksa shtoi se do të kërkojnë dhe ndihmën e sistemi aktual zgjedhor është një sistem i kalbur dhe se lejon që të rrjedhë vota. Ai tha gjithashtu se do të kërkojë ndihmë edhe nga partitë e mëdha si ajo e Berishës dhe Metës.
“Ne duhet ta themi si ide, dhe më pas të dalim në vende të tjera dhe në takime me qytetarë. Unë, Dash Shehi dhe Fatmir Mediu kemi bërë takime me deputetë të tjerë. Do të tentojmë të kemi përfaqësues të partive të mëdha. Njerëzit e duan këtë lëvizje dhe në fushatën zgjedhore që kaluam qytetarët kanë qenë të pakënaqur për listat e mbyllura. Ky sistem zgjedhor bën që të rrjedhë vota”, tha ndër të tjera ai.
Lini një Përgjigje