TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 11:26

Një aktiviste dhe një pedagog, zbardhen dy emrat e PD për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Një aktiviste dhe një pedagog, zbardhen dy emrat e PD për

Zbulohen dy emrat e diskutuar në tryezën e negociatorëve të PD këtë të mërkurë për garën e bashkisë së Tiranës.

Edlira Çepani dhe Ermal Hasimja janë dy emrat e diskutuar në tryezë në takimin që u zhvillua sot mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Kelliçit nga PD dhe Erald Kapri e Barbara Doda nga Partia Mundësia dhe Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

Edlira Çepani njihet si aktiviste e shoqërisë civile, ndërsa Ermal Hasimja është politolog. Mësohet se më herët në tryezat që negociatorët e PD kanë pasur me aleatë të tjerë, është diskutuar edhe emri i Florian Haçkaj, i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Grupi negociator i Partisë Demokratike, ka vijuar sot me takimet me partitë e tjera opozitare me qëllim përcaktimin e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të zhvillohen për Bashkinë e Tiranës.

 

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Po mendimi i Z.Rama dhe i Znj. Manastirliu është marrë? A janë ndakort 'Ato' me kandidatin që do kenë përballë?

    Lini një Përgjigje