TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2023, 22:25

“Një histori turpi”, Bamir Topi për situatën brenda PD-së: I ngjan një anekdote, nuk kanë asnjë shpresë

Shkruar nga Pamfleti

“Një histori turpi”, Bamir Topi për situatën brenda

Ish-presidenti Bamir Topi e ka quajtur situatën brenda PD-së një histori turpi, teksa shtoi se kjo histori me zënka mes dy palëve, i ngjanë një anekdote.  

I ftuar në "Ora e Betit", ish presidenti tha gjithashtu se i sheh të dyja grupimet brenda Partisë Demokratike si raste të pashpresa për të bërë një opozitë të fortë.

“I ngjan një anekdote. Një histori e turpshme që vjen në pikën fundore. Të them që kanë shpresë, nuk kanë asnjë shpresë. Nuk ka shpresë as i vjetri, as i riu. Mos mendoni se kam ambicie për tu kthyer në atë ambient. Kur flasim për opozitë nuk kam parasysh ata bartakçinjtë por njerëzit që kanë nevojë për një opozitë por nuk e kanë. Kur ndërtohet një opozitë në këto kushte e kam vështirë ta them. Nëse kjo do arshivohet do të lindte vetë nevoja nga poshtë”, tha Topi.

I pyetur sesa sa shanse ka opozita në këto zgjedhje vendore ai tha se mund të fitojnë ndonjë bashki tek-tuk, por asgjë më shumë. Ai shtoi gjithashtu se në bashkitë kryesore fitorja e opozitës duket diçka e paimagjinueshme.

Është jashtë çdo lloj imagjinate ku Shqipëria funksionon në monizëm. Nëse fiton një bashki këtu, një atje, çfarë vlen? Nëse një parti politike humbet qendrat e mëdha urbane ka humbur në kuptimin politik të fjalës. Zgjedhjet lokale janë tregues por ajo që e përcakton janë zgjedhjet politike dhe nuk janë larg. Dy vjet janë shumë pak për këtë gjendje që është opozita”, tha Topi.

 

topi situata pd zgjedhjet

Lini një Përgjigje