TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2026, 11:54

“Nuk jam Niko”, Peleshi nuk i jep fjalën Manjës: Mos të mbetet hatri

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk jam Niko”, Peleshi nuk i jep fjalën Manjës: Mos
Ulsi Manja

Një moment i rrallë ka ndodhur në Kuvend, ku drejtuesi i seancës nuk i ka dhënë fjalën një deputeti të Partisë Socialiste. Më konkretisht Niko Peleshi ka refuzuar t’i japë fjalën Ulsi Manjës, kreut të Komisionit parlamentar të Ligjeve, i cili insistoi për të replikuar me kreun demokrat, Sali Berisha.

“Kur të merrni fjalën mund të thoni atë që keni në mendje. Jemi në momentin kur diskutimet bëhën me minutazh, jo për procedurë. Mos na harxhoni kohën, të gjitha diskutimet duhet të mbyllen brenda orës 16:30”, iu drejtua Peleshi, deputetit socialist.

Manja ka insistuar për disa minuta që të marrë fjalën, madje duke shkëmbyer replika në seancë me Peleshin, i cili në një moment tha “nuk jam Niko unë…”.

Duket se Kryeparlamentari i ka kthyer përgjigje deputetit të PS-së, i cili duket se në një moment për të treguar ‘afërsi’ iu drejtua duke i thirrur me emër.

Debati

Niko Peleshi: Nuk ka fjalë për procedurë se jemi me minutazh të caktuar. Nuk mundet, jemi në diskutime me minutazh të përcaktuar. Në orën 16:30 duhet të kenë përfunduar të gjithë diskutimet!

Ulsi Manja: O Niko!

Niko Peleshi: Unë nuk jam Niko! Ju lutem! Do të flasësh kur të vijë radha!

 

 

peleshi manja kuvend

Lini një Përgjigje