Politike15 Maj 2023, 13:26

Nuk ka moral/ Berisha s’njeh humbjen dhe vijon avazin: Zgjedhjet na i vodhën, u asgjësua vota e lirë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka moral/ Berisha s’njeh humbjen dhe vijon avazin: Zgjedhjet na i

Sali Berisha e tregoi dhe një herë se nuk ka moral. Në 2013 pësoi disfatë dhe u largua me nder, mirëpo kur Lulzim Basha i vuri shkelmin, u rikthye duke ngrënë turpin me bukë. Ai e argumentoi rikthimin se do të ringrinte PD-në, por në fakt zgjedhjet e së dielës konfirmuan se si e përdori PD vetëm si mburojë përballë amerikanëve.

Meta e Berisha pësuan një disfatë katastrofike në këto zgjedhje, pasi kanë marrë vetëm 6 bashki në vend dhe janë turpëruar në Shkodër. Por teksa të gjithë prisnin një kërkim falje, dorëheqje apo një pendim, në fakt Sali Berisha ka vijuar avazin e vjetër. Në një konferencë shtypi ai u shpreh se nuk e njeh rezultatin dhe akuzoi mazhorancën se ka blerë votat përmes parave dhe presioneve.

Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve. Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner”, tha ai.

Berisha refuzoi të merrte pyetje nga gazetarët, teksa u mundua ta fokusojë vëmendjen te incidenti në Kurbin. Po ashtu pati një mesazh për komisionerët.

Jam këtu gjithashtu për të bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit, të vazhdojnë me përkushtim detyrën e tyre, pasi është në parimin dhe qëndrimin tonë të bëjmë gjithçka për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë. Së fundmi, dënoj me forcë dhunën e përdorur në Kurbin ndaj një komisionari për faktin e vetëm se duan me çdo kusht të diktojnë, të ndryshojnë rezultatin në këtë bashki siç kanë bërë në shumicën e bashkive të vendit. Shpreh solidaritetin tim me komisionarin Ismail Ismaili dhe të gjithë komisionerët e tjerë që në kushte terrori, po përmbushin detyrimet e tyre”, tha Berisha.

berisha zgjehdje