TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2025, 19:51

Nuk ndalet Edi Rama, i premton Noizyt rrugë me emrin e tij në Dibër: Dakord kryetar? (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet Edi Rama, i premton Noizyt rrugë me emrin e tij në

Edi Rama ishte këtë mbrëmje në Dibër, teksa kishte marrë si përforcim Noizyn, i cili është nga kjo zonë.

Rigels Rajku ose siç e njohin të gjithë Noizy, shkoi sot në vendin e lindjes me Lamborghini. Kështu deklaroi vetë kreu i qeverisë, duke i thënë se e mbajti premtimin.

Bashkë me mua erdhi edhe Noizy, por ju duhet ta dini që nuk ka ardhur në asnjë miting tjetër, përveç atij të hapjes. Sot nuk ka ardhur si këngëtar, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për  një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shokë, si dy çuna problematikë. O Noiz unë pa e bo atë Lamborghini-n tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, unë nuk e lej këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dronë, me pa punimet, me ca makina të lodhura. Më shihte dhe më provokonte, tipik që kur ka dal nga barku i nënës, atë pjesën e dibranit, që ta hudh këtej, ti sheh këtej dhe e ke hangër anej. Mirë mirë ka ec… Ja ku je sot, Lamborghini-n e ke aty, do shkosh në krye të karvanit dhe do jesh i pari që do futesh në Peshkopi nga rruga e Maqellarës”, tha Rama.

Por Noizy nuk kënaqet kollaj! Në podium përballë qytetarëve të Dibrës, i parashtroi kryeministrit një tjetër kërkesë.

Noizy: E kam edhe një kërkesë, babi im ka lind në fshatin Lubalesh. 2 km pa shtru, ma shtroni atë rrugë se kam gjyshin atje. 2 kilometra janë.

Edi Rama: E kuptoni tani?! I them Klosit, kujdes me atë 4-1. Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën por albumin e vet Noizy do e prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia, se rrugën e kanë. Asaj rrugës do ja vejmë rruga e Noizyt. Dakord kryetar? Do i vëmë gozhda që mos të shkojnë me shpejtësi makinat.

Lini një Përgjigje