TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 09:51

Numërohen mbi 38 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson me mbi 55% të votave; ja sa merr PD

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen mbi 38 mijë zarfe nga diaspora, PS kryeson me mbi 55%

Numërohen rreth 38806 zarfe me votën e diasporës, ndërsa Partia Socialiste kryeson ndjeshëm në garë ndaj Partisë Demokratike.

Procesi i numërimit u ndërpre pak pas orës 01:00, për të rinisur në orën 08:30 të mëngjesit, për shkak të lodhjes dhe kohës për pushim të komisionerëve e numëruesve.

Nga 38266 zarfe të numëruar deri tani (pas mesnate) nga gjithsej 194 889, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 21054 vota, që përbëjnë 55.42% të votave të numëruara deri tani, në tendencë rritjeje. Në vend të dytë është PD me aleatët, me 10762 vota ose 28,32% të votave, me tendencë rënieje.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 8.15 %, ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël: Partia Mundësia me 3.06%, Lëvizja Bashkë me mbi 2%, Partia Socialdemokrate me 0.95 %, Partia Koalicioni Euroatlantik me 0.65%, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 0.61 %, Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 0.25%, Lëvizja Atdheu 0.15 %, Partia Aleanca Demokracia e Re 0.13%.

Referuar qarqeve, në Berat PS kryeson me 69,23%, ndërsa PD ka vetëm 14,92%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka mbi 9% Lëvizja Bashkë mbi 2%, Partia Mundësia rreth 3%.

Shkodër, PD ka mbi 42%, ndërsa PS ka shënuar rritje në mbi 39%. Nisma Shqipëria bëhet mbi 4%, PSD mbi 7%, Mundësia mbi 2%, Lëvizja Bashkë rreth 2% dhe koalicionin Euroatlantik 1%.

Tiranën e kryeson PS me mbi 47%, ndjekur nga Berisha me aleatët me mbi 33%. Nga partitë e vogla kryeson Nisma Shqipëria bëhet me mbi 7%, Mundësia me mbi 4%, Lëvizja Bashkë me mbi 3%.

Elbasan, PS prin me mbi 63% të totalit të votave të numëruara për këtë qark. Në vend të dytë renditet PD me aleatët me mbi 19%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me mbi 10,%, ndërsa partitë e tjera kanë marrë përqindje më të vogla.

Fier, PS kryeson me mbi 65%, ndërsa PD ka vetëm 17%. Lëvizja Bashkë, Nisma Shqipëri Bëhet dhe Mundësia ndjekin renditjen me përqindje të vogla.

Lezhë, PS është përpara me mbi 48%, PD-ASHM me mbi 36%, Nisma Shqipëria Bëhet dhe PSD i pasojnë me përqindje të vogla.

Korçë, PS kryeson me mbi 57%, ndërsa Berisha me aleatët 27%. 

Kukës deri më tani PD ka 66%, ndërsa PS 25%. Nisma Shqipëria Bëhet, Mundësia dhe PSD ndjekin partitë e mëdha.

Dibër, PS ka më shumë vota deri tani, 62%, kundrejt PD me 26%.

Edhe në Durrës, PS ka më shumë, mbi 62% të votave të diasporës, ndërsa PD-ASHM ka 26%.

Gjirokastër PS ka mbi 59%, ndërsa PD 21%.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi. Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.

Lini një Përgjigje