Politike17 Prill 2024, 15:57

Opozita gati propozimet për ‘Zgjedhoren’, Bardhi: Mbështesim listat e hapura dhe votën e emigrantëve!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita gati propozimet për ‘Zgjedhoren’, Bardhi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së dha detaje për atë se çfarë u diskutua.

Ai theksoi se një nga çështjet që u diskutua në mbledhje ishte prezantimi i platformës për propozimet që do të paraqiten për Reformën Zgjedhore. Mes tjerash tha se PD mbështet listat e hapura dhe votën e emigrantëve, pasi sipas tij këto të fundit kudo që të jenë kanë të drejtë të votojnë.

Çështja e tretë ishte prezantimi të platformës për propozimet që do të paraqiten për Reformën Zgjedhore. Një pjesë e kolegëve kanë bërë disa propozime. Drafti final është duke u zbardhur. Kemi lënë një diskutim të fundit në mbledhjen e ardhshme dhe më pas Bylykbashi do të ketë  mundësi që këtë platformë ta ndajë  me ju dhe përmes jush me opinionin publik.

Nuk mund të vendos Rama se si do të votojnë partitë politike në zgjedhje. Duhet të jetë vlerësimi i tyre se si ata do të duhet të organizohen në zgjedhje. PD mbështet listat e hapura, mbështet votën e emigrantëve. Secili prej tyre duhet të votojë. Është e papranueshme që një vend pretendent për në BE të ketë në 2023, problematika sa i takon shitblerjes së votës, apo përdorim a keqpërdorim të aseteve shtetërore”, tha ai.

bardhi