Politike17 Prill 2024, 15:33

"Deputetët u bënë bashkë për të mbrojtur Ramën", Bardhi: Do ridepozitojmë kërkesën për mandatin e Xhaçkës

Shkruar nga Pamfleti

"Deputetët u bënë bashkë për të mbrojtur

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se nesër në Kuvend duhet të ketë debat me mocion.

Bardhi thekson se deputetët në Parlament po bëjnë avokatin e Olsi Ramës. Sipas tij, mazhoranca nuk po respekton institucionet që qëndrojnë mbi palët politike, duke ‘shkallmuar’ demokracinë.

Ai u shpreh gjithashtu se do të ridepozitojë kërkesën për heqjen e mandatit të deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Bardhi theksoi se ka tentuar të komunikojë me katër kolegët demokratë, të cilët votuan në Kuvend kundër dërgimit të kërkesës së opozitës drejt Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, ata u bënë bashkë mbrojtës të kryeministrit Edi Rama me urdhër të kreut të PD, Lulzim Basha.

“Duhet të ishte nesër në rendin e ditës, është një shqetësim që përsëritet sa herë opozita kap në flagrancë bashkëpunëtorë në afera korruptive, e papranueshme të griset rregullorja se duan të jenë avokatë të Olsi Ramës, edhe pse ka kaluar një muaj nga denoncimi i opozitës. Këtë konflikt e zgjidh Gjykata Kushtetuese, nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi, ke rrëzuar shtetin, çdo mjet demokratik që opozita do të bëjë betejat e veta.

Është domosdoshmëri që Shqipëria të ecë para, s’mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Për këtë arsye grupi ka vendosur, do ridepozitojë kërkesën e mandatit të Olta Xhaçkës. S’mund të pranojmë që në 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese e drejtësisë. Basha nuk kishte arsye të merrte në mbrojtje si Rama Xhaçkën, të katër kolegët nuk kanë pranuar t’i përgjigjen thirrjes sonë. Kanë refuzuar t’i përgjigjen drejtësisë, janë kontaktuar të katër kolegët dhe nuk kam asnjë përgjigje, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Bakiu dhe Jakupllari, janë bërë bashkë mbrojtës të Edi Ramës me urdhër të Bashës”, tha Bardhi gjatë fjalës së tij.