Politike17 Prill 2024, 12:55

Shpërthen 'lufta' brenda çiftit, Kryemadhi akuza të forta Metës: Lëri filmat e vjetër, po i shërben Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen 'lufta' brenda çiftit, Kryemadhi akuza të
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas deklaratave të forta që ka bërë bashkëshorti i saj, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ajo thotë se opozita duhet të vijë me dije, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar, jo me filmat e vjetër. 

Kryemadhi, njëkohësisht deputete e PL-së, i ka cilësuar akuzat për nepotizëm në parti, si deklarata në shërbim të Edi Ramës me të cilat kërkon të shfokusojë vëmendjen nga inceneratorët.

'Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.', shkruan Kryemadhi në reagimin e saj.

Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë për mediat tha se nuk do të jetë më kryetar i Partisë së Lirisë por President i saj. Erisa Xhixhon e prezantoi si zëvendësen e tij të vetme, ndërsa Tedi Blushin Sekretar të Përgjithshëm për të cilët tha se janë patriotë dhe jo xhimkaxhinj. Kryemadhin e ftoi t’i kandidonte përballë por e përjashtoi mundësinë që të dy të jenë në strukturat drejtuese.

 

meta kryemadhi