
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ditën e sotme lidhur me moskalimin për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese të kërkesës së 28 deputetëve të opozitës, për drejtimin e Akademisë së Shkencave nga Skënder Gjinushi.
Zhupa bën të ditur se ata do t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese përmes një kërkese të re, në lidhje me papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave si dhe verifikimin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
“Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën tonë, të 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave, duke ngritur arsye procedurale! Pra, nuk kemi një vendim përfundimtar mbi themelin kësaj çështje që ishte objekt kërkimi. Ne, deputetët e Kuvendit, do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i drejtohemi sërish asaj përmes një kërkese të re, mbi papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave si organ i përmendur nga Kushtetuta, si dhe verifikimin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, duke marrë parasysh sugjerimet e gjykatës”, shkruan Zhupa.
Zhupa shprehet se moszgjidhja e kësaj çështje ka sjellë si pasojë që Akademia e Shkencave, të drejtohet nga një person që është vendosur në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.
Sipas Ina Zhupës Akademia e Shkencave drejtohet nga një person që është vendosur në kundërshtim me kërkesat Kushtetutës dhe ligji, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon kushtetuta, duke bërë të mundur që ky mandat antikushtetues të ushtrohet për gati 4-vite të tërë.
“Moszgjidhja e kësaj çështje, ka sjellë si pasojë që, Akademia e Shkencave, të drejtohet nga një person që është vendosur aty në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon kushtetuta, duke bërë të mundur që ky mandat antikushtetues të ushtrohet për gati 4-vite të tërë.
Nëse në krye të institucioneve të përmendura nga Kushtetuta, vendosen njerëz, pa një proces kushtetues dhe pa një akt emërimi të organit kompetent, dhe kjo situatë absurde është bërë e mundur nga ndërhyrja favorizuese legjislative e Kuvendit në proces, atëherë jemi përpara pengimit të ushtrimit të kompetencave dhe zbehje të rolit dhe të statusit që Kushtetuta i ka dhënë organit të emërtesës (Presidentit të Republikës)”, ka thënë ajo.
Sipas saj kjo situatë absurde është bërë e mundur nga ndërhyrja favorizuese legjislative e Kuvendit në proces.
Me tej deputetja thotë se Akademia e Shkencave prej vitit 2019 e deri më sot, të drejtohet nga një Kryetar, por pa një akt emërimi të nxjerrë sipas Kushtetutës.
Lini një Përgjigje