Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak.
Beci shkruan se ky është takimi i tij i parë më kandidatët për Këshillin Bashkiak, teksa edhe kanë bërë propozime konkrete programesh dhe planesh për zhvillimin e bashkisë së Shkodrës.
“Me kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste për Këshillin Bashkiak. Është takimi i parë i të gjithëve bashkë, drejt një fushate me propozime konkrete programesh e planesh për zhvillimin e bashkisë. Secili prej tyre me aftësitë, përvojën dhe motivimin për të qenë aktiv e i dobishëm në ndërtimin e #shkodrapozitive. Na shkoftë mbarë!”, thotë Beci.
Lini një Përgjigje