TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 18:55

Paketa e Maleve, Lapaj akuza Ramës: Po ua merr tokat pronarëve legjitimë për tua dhënë miqve të Qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Paketa e Maleve, Lapaj akuza Ramës: Po ua merr tokat pronarëve

Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, akuzon Kryeministrin Edi Rama se përmes paketës së Maleve, po synon që tua marrë tokat pronarëve legjitimë dhe t’ua japë miqve të pushtetit.

Reagimi i Lapajt vjen një ditë pas një incidenti të ndodhur në Pogradec, ku qytetari Kevi Muçllari, banor i fshatit Çërravë në Pogradec, u arrestua pas një përplasje me një nga këshilltarët në Këshillin Bashkiak, duke kundërshtuar një vendim që shpronësonte pronarët legjitimë të një sipërfaqeje të madhe toke.

Lapaj tha se konflikti ndodhi pasi këshilli bashkiak mori vendim që kullotat e fshatit t’ia jepnin një kompanie private.

“Me paketën e Maleve pronat nuk do të jepen në përdorim por në pronësi, atyre njerëzve që sigurisht nuk do të jeni ju, por si do ti japin me një euro, vetëm me 1 euro.

Sipas nenit 6, pika 2 e paketës së Maleve shkruhet se dy nga mënyrat që dikush mund të marrë malin e fshatit tënd janë duke paraqitur një fotografi të atij që e vërteton se ai ka lidhje me malin ose dëshmi të njerëzve të tjerë që konfirmojnë përdorimin e tij për të paktën 10 vite”, thuhet në mesazhin e Lapajt.

 

 

Lini një Përgjigje