
Ish-deputeti, Ervin Salianji në një reagim lidhur me atentatin e ndodhur sot në Rinas, deklaroi se shteti është kthyer në një spektatore të krimit, ndërsa qeverisa shpesh në një ndihmëse të tij.
Me anë të një postim në rrjetin social “Facebook”, Salianji ngriti shqetësimin e mungesës së sigurisë në vend. Sipas tij të gjithë jemi të rrezikur pasi institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!
"Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.
Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter është terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.
Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia një dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri. Askush nuk eshte i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet", shkruan Salianji.
Lini një Përgjigje