TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 15:35

Berisha udhëzon kryetarët e degëve: Duhet të hapim PD ndaj vlerave të reja

Shkruar nga Pamfleti

Berisha udhëzon kryetarët e degëve: Duhet të hapim PD ndaj

Kreu demokrat Sali Berisha njoftoi sot hapjen e forcës politike që drejton kundrejt figurave të reja, ndërsa tha se në PD duhet të gjejmë dhe të sjellin vlerat e reja.

Berisha u ka kërkuar kryetarëve të degëve të PD-së që të nisin këtë proces, duke filluar me takimet me qytetarët.

Ai tha se arma e vetme që ka në dorë opozita janë takimet me qytetarët, bisedat me ta.

“Ju jeni dëshmitarë se çfarë censure është e tmerrshme është në media. Me raporte ndërkombëtare 90% nën kontrollin qeveritar, e jo vetëm në lajme, por dhe në editoriale, pra që mashtrojnë nga mëngjesi në darke qytetarët për zhvillimet.

Nuk e di, a e morët vesh.

Është një institucion që quhet AMA. Dy motra siameze, secila, e s’po flas më tej. Botojnë raportin se, 90% të kohës e mori Sali Berisha. Kur, në gusht, kur të gjithë të tjerët shkonin plazheve të Europës dhe botës e unë denoncoja zgjedhjet çdo ditë dhe mediat për të mos mbetur me ekran të bardhë e jepnin, këto i kishin llogaritur dhe ua tregonin parlamentarëve europianë, ja.

Se flet Berisha për censurë, por shikoni. Pra shkojnë ne vulgaritete shkojnë në gjëra më vulgare.

Ndaj dhe duhet të rikthehemi tek analiza. Ua kisha thënë përpara që do presim raportin, e kam thënë haptas dhe po ua them këtu. Situata kërkonte që ata zotërinj që finalizonin raportin ta finalizonin në qetësi, e jo me betejat e brendshme të Shqipërisë.

Por natyrisht pas publikimit të raportit, analiza është e detyrueshme, do ta bëni ju me kryesinë, me grup seksionet, me seksionet. Do të dilni me propozimet, sugjerimet, atë çka mendoni, por treguesi më cilësor i suksesit të saj është, sa do jemi ne të aftë të afrojmë vlera të reja.

Prandaj çfarë ju them; secili prej jush të mendojë, cilin njoh, ku është. Të bisedoj me të. Ka plot njerëz që sado që në pamje të parë është e vështirë ti afrojë dhe të shtojmë sa më shumë vlera në këtë parti”, tha Berisha.

2 Komente

  1. B
    Bedriu durres

    hahhahahahhahahah , ku ka me njeri qe do bej fushate per PD . Plus qe skan ftyre asnje nga deputete apo kryatret e partive te dalin ne terren . Me vjen keq por tashme PD esht nje parti e vogel 20% max 25% ska per ti kaluar kurre .

    1. T
      Ta futi

      Te afrohen te rinj por komandante te Jene te vjeterit psh mul noka sala po e po vukshi etj

      Lini një Përgjigje