TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 11:08

“Partia e krimit”/ Spiropali i 'tërheq veshin' Berishës për fjalorin, kryedemokrati: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet!

Shkruar nga Pamfleti

“Partia e krimit”/ Spiropali i 'tërheq veshin'

Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkaktoi debat që në nisje të seancës plenare në Kuvend.

Kreu demokrat, Sali Berisha është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për fjalorin, pasi kryedemokrati e cilësoi PS si “partia e krimit”.

Më tej, Berisha i tha Spiropalit që të ruajë vendin e saj, ndryshe do i japë një përgjigje që nuk duhet.

Pjesë nga debati:

Berisha: Keni vetinë të trilloni çdo gjë, por në këtë sallë ne çështjen e avokatit të popullit e kemi sjellë deri në votim, por e shtytë ju deri në momentin e fundit. Kishte një proces dhe erdhi deri në sallë dhe ju kërkuat që të shtyhet për një kohë të dytë. Ju mashtroni njëri-tjetrin, por mos mashtroni publikun se mashtrimi publik përbën vepër të rëndë.

Berisha: Sot kreu i partisë së krimit…

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen për fjalorin, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë

Berisha: Ju doni të mbani vendin tuaj.

Spiropali: Dhe unë do ruaj vendin, edhe ju moderonin fjalorin

Berisha: Mos më bëj të jap një përgjigje që s’duhet ta jap.

Lini një Përgjigje