TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 15:30

“Partitë e vogla rrezikojnë shpërbërjen”, Duka: Ndryshimi i sistemit zgjedhor jetik për ne

Shkruar nga Pamfleti

“Partitë e vogla rrezikojnë shpërbërjen”, Duka:

Agron Duka, kreu i PAA-së ka deklaruar se duhet të gjendet një mënyrë që partitë e vogla të futen në luftën politike ose përndryshe do të shpërbëhen.

 Në një intervistë për “Report tv”, Sipas nisja e fushatës ku kërkohet një sistem i ri zgjedhor me synimin është jetike për partitë e vogla, por problemi është se duhet që çështja të kalojë në Kuvend, pasi përndryshe nuk merr fuqi.

Ndarja në 12 rajone dhe bërja e një sistemi proporcional rajonal që i dëmtoi partitë e vogla qëllim ishte të bëhej për partitë e vogla për LSI-në. Formula ishte e tillë që me një numër të vogla votash sa sot mund të dilje deputet. Pasi doli opozita nga pushteti dhe mazhoranca e qepi kostumin sipas qejfit vet bëri lista të hapura ngado koalicionet dhe kjo bën që partitë e vogla ose do të bashkohen me partitë e mëdha ose do të shuhen. Ne që kemi dalë deputet, kemi dalë deputet në kuadër të një koalicioni. Por kërkojmë që të zmadhohen këto zona. Gjykata Kushtetuese i ka hequr herësin. Po nuk kaloi në Kuvend nuk merr fuqi. Ne kemi deputetë të parlament që janë me 6000 vota që s’kanë kanë kaluar 10 mijë vota kjo me duket e padrejtë. Partitë e vogla ose të gjejnë një mënyrë të futen në luftë ose të ikin nga politika.  Basha i ka artikuluar gjithmonë. Për lista të hapura ka qenë gjithmonë. Të bashkohemi të gjithë sepse kemi një hall të përbashkët”, u shpreh Duka.

duka sistemi zgjedhor partitë e vogla

Lini një Përgjigje