TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 10:16

Pas Asamblesë së PS, Berisha mbledh Grupin Parlamentar; çfarë pritet të vendoset

Shkruar nga Pamfleti

Pas Asamblesë së PS, Berisha mbledh Grupin Parlamentar;

Grupi Parlamentar i PD-së do të zhvillojë mbledhjen e tij të parë, ku pritet të përcaktohet strategjia parlamentare e kësaj force, por edhe kush do të jenë drejtuesit e trupës së deputetëve.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së do të mbahet në përfundim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku pritet që Edi Rama të bëjë publike emrat e ministrave, por edhe Kryetarit të Kuvendit dhe drejtuesit të grupit parlamentar socialist.

E ndërsa socialistët e mbledhin Asamblenë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, demokratët kanë thirrur mbledhjen e Grupit Parlamentar në orën 13:00 në selinë e PD-së.

Pas Kryesisë, e cila vendosi që PD të hyjë në Parlament dhe të marrë mandatet, sot pritet që Grupi Parlamentar të vendosë mbi emrin që do të drejtojë trupën parlamentare. Pikëpyetja është nëse Gazment Bardhi do të vijojë ose jo të mbajë pozicionin e Kryetarit të Grupit Parlamentar, edhe pse në selinë e PD qarkullojnë disa emra që shihen si alternativa për të marrë këtë funksion. Në bazë të statusit të PD-së kreu i Grupit Parlamentar është automatikisht nënkryetar i partisë, sikundër nënkryetari i Parlamentit.

Por deri më tani kjo pikë e statutit është anashkaluar dhe nuk dihet nëse do të vijohet me të njëjtën mënyrë deri në pranverën e 2026-ës, kohë kur demokratët do të zgjedhin forumet e tyre drejtuese, pasi përfundojnë mandatet kohore 4 vjeçare.

Lini një Përgjigje