TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 09:43

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat: Shqipëria riafirmon qëndrimin kundër çdo forme terrorizmi

Shkruar nga Pamfleti

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat:

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi kreu i shtetit.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm në mbrojtje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje