TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2025, 21:22

Jep dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha

Shkruar nga Pamfleti

Jep dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha

Dredha mësohet se ka firmosur dorëheqjen e tij mbrëmjen e sotme, ndërsa ende nuk ka informacione mbi arsyet e këtij vendimi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. Dredha mësohet se e ka firmosur dorëheqjen e tij mbrëmjen e sotme, ndërsa ende nuk ka informacione mbi arsyet e këtij vendimi. 

Megjithatë, vlen të theksohet se Rama e kishte vendosur në "shënjestër" kohët e fundit kryebashkiakun Dredha, pasi ky i fundit nuk i shkonte për "fije", "tekave" të Kryeministrit. Sulmi i hapur i Ramës ndaj Dredhës është vënë re edhe nga debatet që kryeministri zgjidhte të bënte me të në momente dhe vënde ku sigurohej që kamerat po regjistronin. 

Ndërkohë vlen të theksohet se Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin.

Në vitin 2002, ai iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme si asistent personal i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Më vonë u bë drejtues i sektorit të IT dhe i Departamentit të Protokollit Shtetëror.

Nga dhjetori 2010 deri në nëntor 2013 ishte Drejtor i Protokollit Shtetëror. Nga nëntori 2013 deri në nëntor 2016 shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Bari, Itali.

Nga maji 2016 deri në mars 2023 shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në prill 2023 u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës. Në maj 2023 fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën në korrik 2023, duke zëvendësuar Dritan Lelin.

Lini një Përgjigje