Politike26 Korrik 2023, 16:53

Pas Bashës, edhe Flutura Açka anulon dorëheqjen: Jam rikthyer në Komisionin e Etikës

Shkruar nga Pamfleti

Pas Bashës, edhe Flutura Açka anulon dorëheqjen: Jam rikthyer

Thellohen përplasjet dhe divergjencat në PD. Flutura Açka i është përgjigjur Gament Bardhit, i cili tha se Komisioni i Etikës nuk ekziston.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia.

Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.

Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.

acka basha bardhi