TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 21:57

Pas disfatës në zgjedhje, Tomor Alizoti bëhet “vegjetarian”

Shkruar nga Pamfleti

Pas disfatës në zgjedhje, Tomor Alizoti bëhet

Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti, foli sot për mediat para se të hynte në selinë e PD për të marrë pjesë në mbledhjen e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Alizoti u pyet lidhur me deklaratën e tij të famshme që ai bëri gjatë fushatës.

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, ishte deklarata e Alizotit në fushatë. “Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai  nga gazetarët.

“Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti shkurt.

Lini një Përgjigje