Politike26 Mars 2023, 22:27

Pas Tiranës, Alibeaj cakton edhe kandidatin për Bashkinë e Mallakastrës; takimi vijon ende 

Shkruar nga Pamfleti

Pas Tiranës, Alibeaj cakton edhe kandidatin për Bashkinë e

Grupimi i Alibeaj ka votuar në  mbledhjen e kësaj të diele një tjetër kandidat për kryetarë bashkie pas atij të Tiranës. Bëhet fjalë për Agron Kapllanaj i cili do të kandiojë për të kryesuar Bashkinë e Mallakastrës.

Ndërkohë më herët është miratuar edhe kandidati për Bashkinë e Tiranës i cili do të jetë Roland Bejko.

Mbledhja ka nisur që në orën 18:00 dhe po vijën ende, ndërkohë që pritet zyrtarizimi i emrave të tjerë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Në takim gjithashtu po diskutohet edhe për skemën me të cilën do të marrin pjesë në zgjedhje. 

Aktualisht në mbledhje janë Enkelejd Alibeaj, GazmentBardhi, Taulant Zeneli, Indrit Sefa, Endrit Hasa, Dhurata Çupi, Jonila Godole (online), Agron Kapllanaj,  juela Hamati, Ori Nebiaj, Jorida Tabaku (online), Fitim Zekthi, Gazment Koduzi, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi dh Flamur Hoxha.

kryesia e pd alibeaj 14 maji