Politike 3 Maj 2023, 20:33

“Pastruesja e Ramës s’heq as plehrat e veta”, Meta sulmon Sakon: Firmosi fët e fët 9 mln euro nga taksat e durrsakëve për inceneratorin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Pastruesja e Ramës s’heq as plehrat e veta”, Meta sulmon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ku thotë as plehrat para zyrës së shtabit të saj elektoral nuk i pastron.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, krahas një video të publikuar, Meta shkruan se kryebashkiakia Sako firmos gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës i cili nuk punon.

Më tej, kreu i PL shton se më 14 maj, Durrësi pastrohet përmes ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën.

“As plehrat përpara zyrës të shtabit të saj elektoral nuk i pastron “pastruesja” e Edi Ramës, por me shpejtësinë e rrufesë firmosi fët e fët gati 9 milionë euro nga taksat e durrsakëve për të paguar inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston vetëm në firmat dhe imagjinatën e Edi Ramës. Në 14 Maj Durrësi pastrohet përmes Ndryshimit dhe votës plebishitare për Igli Carën.”, shkruan Meta.

pastruese rama meta sako incenerator tirane