TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 19:37

Escobar i dha goditje të fortë, Berisha: “Non grata” ndaj meje turp i SHBA, ai që jeton në luks është Rama

Shkruar nga Pamfleti

Escobar i dha goditje të fortë, Berisha: “Non grata” ndaj

Ish-kryeministri Sali Berisha, është rikthyer te pasuria. Prej disa ditësh ai përmend pasurinë e tij dhe të Ramës. Të njëjtën gjë bëri edhe sot në Prrenjas.

Ai u ndal te akuzat e amerikanëve, duke thënë se i kanë rënë në qafë kot, teksa u shpreh se është Edi Rama ai që ka fshehur pasuri. Reagimi i tij vjen në një kohë kur i dërguari i DASH i dha goditje. Sot Gabriel Escobar e cilësoi atë si të shkuarën dhe jo si të ardhmen e vendit.

Edi Rama duhet të dalë para jush dhe t’i kthejë xhepat. Por Edi Rama jeton në Saraje me 5 mijë metër katror oborrin dhe 57 m  gjatësinë e themeleve. Jeton në Sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme kur në ILDKP kishte të deklaruar 3900 euro dhe 400 mijë lekë. U akuzua me raport nga OSBE se ke fshehur offshore 200 mln euro. Nuk del dot, ai ka familjarë, unë kam familjarë dhe po të vijë ai para jush, unë nga kjo librari digjitale nxjerr dokumente të familjarëve të tij, të baxhanakut, të thjeshtrës. Por Sali Berishën e akuzoi gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan asgjë tjetër”, tha Berisha.

Edhe pak ditë më parë i u shpreh se i është vrifikuar pasuri dhe ka dalë i pastër. Por në fakt vajza e djali i tij figurojnë me pasuri mbi 1 milionë euro. Por për ta Berisha nuk ka kohë të flasë.

 

berisha shba non grata

Lini një Përgjigje