Politike 3 Maj 2023, 19:50

Rama shton dozën e goditjeve ndaj Metës: Kur të afrohet 'Like Floriri', duhet të mbash duart në xhepa

Shkruar nga Pamfleti

Rama shton dozën e goditjeve ndaj Metës: Kur të afrohet

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilin e cilëson si “Like floriri”, ku tha se në momentin që të afrohet ai duhet të mbash duart në xhepa.

Rama tha më tej se PS ka bërë shumë për të ndryshuar Liken.

Në një takim me banorët e Bulqizës, Rama gjithashtu ka ironizuar opozitën duke thënë se kanë 10 vite që po kërkojnë largimin e tij dhe thonë Rama ik, por ai është ende në pushtet.

“Kanë 10 vite Rama ik dhe ja ku erdha prapë. Si mund ta vënë në diskutim, më kë do të bëjë ai projektet e bashkisë, me non-gratën, me Like floririn. Kur thotë “Likja” duam transparencë, që kur të afrohet “Likja” të mbash duart në xhepa, që çfarë s’kemi bërë për ta ndryshuar Liken”, tha Rama.

rama meta like floriri