TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 17:37

Pazare për amnistinë? Alibeaj: Përfiton një grup njerëzish që hetohen nga SPAK për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Pazare për amnistinë? Alibeaj: Përfiton një grup

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur sa i përket amnistisë penale dhe çfarë përmban ajo. Ai u shpreh se nga kjo amnisti do të përfitojnë një grup njerëzish që hetohen nga SPAK për korrupsion. Ndërsa ata që janë dënuar nga GJKKO do u ulet dënimi dhe do të përfitojnë nga ndjekja penale.

“Sipas versionit të qeverisë, edhe sipas amendamentit, u jepet mundësia të përfitojnë nga amnistia një grup njerëzish që akuzohet për korrupsion  dhe që po i heton SPAK. Përfitojnë nga ndjekja penale dhe i ulet dënimi atyre që janë dënuar nga GJKKO. 2 vjet nëse janë zonja dhe 1.5 nëse janë zotërinj”, tha Alibeaj për "News24".

enkelejd alibeja amnistia penale

Lini një Përgjigje