TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 18:47

PD dhe PS bëjnë detajimet e fundit për mbylljen e fushatës, Rama: Tirana do të japë mesazhin final

Shkruar nga Pamfleti

PD dhe PS bëjnë detajimet e fundit për mbylljen e fushatës,

Partia Socialiste dhe ajo Demokrate pas pak do të mbyllin fushatën zgjedhore. PD po bën detajimet e fundit të mitingut përmbyllës që do të mbahet te Bulevardi i Ri në orën 19.00.

Ndërsa në 19.30 PS do të mbajë aktivitetin e saj te parku Olimpik. Militantët janë mbledhur dhe po bëhen vetëm detajimet e fundit. Ndërkohë ka pasur dhe një reagim nga Rama.

Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën, pas pak në 7:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit, trupat e komisionarëve etj, ndërkohë që në 7:30 Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen. Më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje