TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Maj 2025, 17:39

PD-ja në sulm për t’i marrë mandatin e dytë në Tiranë, Shehaj: Kjo është hipokrizi, askush nuk do t’i rrëmbejë votat tona!

Shkruar nga Pamfleti

PD-ja në sulm për t’i marrë mandatin e dytë në

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj duke komentuar kërkesën e PD-së për rinumërim të votave në Tiranë, deklaroi se nuk ka asnjë shans që mandati i tyre i dytë në Kryeqytet t’i kalojë Berishës.

Ai deklaroi se nuk mund t’i grabisin mandatin në tavolinë, teksa garantoi mbështetësit se vota e tyre nuk do të preket.

“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush. Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.

Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë! E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet”, shkruan Shehaj në një postim në “Facebook”.

Kujtojmë se Parti Demokratike kërkoi rinumërim të votave në Tiranë me shpresën për t’i rrëmbyer në tavolinë ‘Mundësisë’ 1 mandatat, të cilin do ta merrte Ilir Alimehmeti.

Lini një Përgjigje