Politike25 Korrik 2023, 15:29

PD-ja në kaos/ Të gjithë kundër të gjithëve, Sula akuza grupit të Bashës: Duan të shkatërrojnë partinë, s’do lejojmë zgjedhjet me 29 korrik

Shkruar nga Pamfleti

PD-ja në kaos/ Të gjithë kundër të gjithëve, Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se zgjedhjet për kryetar të PD-së në 29 korrik janë jolegjitime dhe do ta përçanin partinë.

Në një interviste në News 24, Sula foli për nismën e 7 deputetëve për të penguar zgjedhjet për kryetarin e ri më 29 korrik.

Ai shtoi se interesi i ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe përkrahësve të tij, është të copëtojnë edhe atë pjesë të PD-së që sipas tij ka mbetur.

“Bashkë me kolegët e mi, pas zgjedhjeve të 14 majit, duke qenë anëtarë të PD, kemi kërkuar drejtpërdrejtë që zoti Bardhi qe të ndalte kjo marrëzi. Ndaj u mor nisma. Nuk është diçka që e mendoj unë, (kundër zgjedhjeve), është një realitet që ka filluar pas 14 majit. Tre-katër ditë pas zgjedhjeve, dorëheqja e Alibeajt ishte e programuar për t’u hapur rrugë drejt zgjedhjes së Bashës. Nuk jemi të pozicionuar as me zotin Berisha dhe as me zotin Basha, por kemi meritë për çka po ndodh. Ne kuptojmë se kjo rrugë që ka nisur Basha, është që ajo copë që i ka ngelur atij, të ‘shqyhet. Donin që ajo pjesë e PD-së që ngeli, të copëtohej.

Është marrëzi që po e marrin zoti Basha dhe të tjerë. Këto akuza që i bënin zotit Berisha për shkelje statuti, po i bëjnë të njëjtat gjëra tani. Si e kanë këtë guxim. Këto e konsiderojnë PD, të dyja palët si pronë të tyre, duke shkelur statutin. A ka logjikë politike dhe morale që PD, e cila është pa kryetar, këto funksione i ushtron zoti Bardhi. Atij iu mor dhe vula. Çfarë marrëzie po bëjnë! Zoti Çollaku nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë që janë marrë firmat, shikoni sistemin TIMS dhe fotot e tij. Kjo është çmenduri dhe marrëzi që duhet ta ndalojmë.

Ndaj zoti Bardhi ditën e enjte ka thirrur Këshillin Kombëtar. Vendimi që do të merret në mbledhje është shkarkimi i Alibeajt. S’e kam besuar se do të ndodhte një gjë e tillë. Unë mendoj se zoti Basha, me mbështes që janë të pakicës, nuk duhet të vazhdojnë në këtë marrëzi. I gjithë uji shkon në mullirin e Ramës. Zoti Basha nuk vjen fare në Kuvend që të bëjë opozitë në një kohë kur aty diskutohen projektligje të rëndësishme. Sipas statutit, zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Zgjedhjet e 29 korrikut janë nul, nuk kanë asnjë vlerë juridike dhe statutore. Deri në muajin shtator, do të jetë kohë për reflektim”, tha Sula.

pd sula kaos