TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 10:32

Berisha i bindet Ramës, dorëzon emrat e anëtareve të PD në komisionet e parlamentare

Shkruar nga Pamfleti

PD ka dorëzuar emrat e anëtarëve për komisionet parlamentare.

Berisha i bindet Ramës, dorëzon emrat e anëtareve të PD
Sali Berisha

Ditën e sotme në Kuvend po mbahet seanca e radhës, ku pritet miratimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.

Ndërkohë Partia Demokratike ka hequr dorë nga bojkoti dhe ka dorëzuar emrat e anëtarëve për komisionet parlamentare.

Deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS, ndërkohë që komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Pas bllokimit që krijoi, PD një ditë më parë se kishte dorëzuar emrat për 4 komisionet parlamentare që i takojnë asaj të drejtojë.

PD i kishte caktuar më herët drejtuesit e këtyre komisioneve, si edhe nënkryetarët për ato që drejtohen nga mazhoranca, por nuk i kishte depozituar zyrtarisht në Kuvend, për shkak të kundërshtisë për rregulloren e re.

Një ditë më parë, demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar këtë rregullore, e cila parashikon ndarjen e re të komisioneve parlamentare, si dhe për të kundërshtuar krijimin e ministres virtuale Diella. Sipas demokratëve, dekreti i Bajram Begajt që autorizonte kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministres virtuale, bie ndesh me kushtetutën.

Emrat e PD në komisione

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

Kryetar:

LUCIANO BOÇI

 

Anëtarë:

LUAN BAÇI

KASTRIOT PIROLI

BRUNILDA HAXHIU

 

Anëtarë Zëvendësues:

LEDINA ALOLLI

ERISA XHIXHO

 

Komisioni për Kulturën, Turizimin dhe Diasporën

Kryetar:

INA ZHUPA

Anëtarë:

AGRON GJEKMARKAJ

JOZEFINA TOPALLI

DENISA VATA

Anëtarë Zëvendësues:

KLODJANA ÇAPJA

BESART XHAFERRI

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Kryetar:

BARDH SPAHIA

Anëtarë:

ZIJA ISMAILI

MANJOLA LUKU

MESILA DODA

ERISA XHIXHO

Anëtarë Zëvendësues:

TRITAN SHEHU

KLIT HOTI

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Kryetar:

JORIDA TABAKU

Anëtarë:

GAZMENT BARDHI

EDI PALOKA

GRETA BARDELI

Anëtarë Zëvendësues:

ELDA HOTI

ARJAN NDOJA

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Zv.kryetar:

ENNO BOZDO

Anëtarë:

BUJAR LESKAJ

LEDINA ALOLLI

IGLI CARA

BESART XHAFERRI

Anëtarë Zëvendësues:

FLAMUR HOXHA

LUAN BAÇI

EDMOND HAXHINASTO

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Zv.kryetar:

OERD BYLYKBASHI

Anëtarë:

GENT STRAZIMIRI

SAIMIR KORRESHI

ARJAN NDOJA

TEDI BLUSHI

Anëtarë Zëvendësues:

GRETA BARDELI

GJIN GJONI

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Zv.kryetar:

KLEVIS BALLIU

Anëtarë:

FLAMUR NOKA

ISUF ÇELAJ

FATMIR MEDIU

Anëtarë Zëvendësues:

KASTRIOT PIROLI

FIDEL KREKA

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Zv.kryetar:

BLEND HIMÇI

Anëtarë:

KLIT HOTI

FIDEL KREKA

KLODJANA ÇAPJA

Anëtarë Zëvendësues:

BELIND KËLLIÇI

ARTAN LUKU

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Zv.kryetar:

XHELAL MZIU

Anëtarë:

RAMADAN LIKAJ

FLAMUR HOXHA

BLEDION NALLBATI

ARTAN LUKU

Anëtarë Zëvendësues:

IGLI CARA

SAIMIR KORRESHI

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Zv.kryetar:

ALBANA VOKSHI

Anëtarë:

TRITAN SHEHU

TOMOR ALIZOTI

EDMOND HAXHINASTO

VANGJEL DULE

Anëtarë Zëvendësues:

MESILA DODA

IGLI CARA

BRUNILDA HAXHIU

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Zv.kryetar:

IVI KASO

Anëtarë:

BELIND KËLLIÇI

ELDA HOTI

GJIN GJONI

Anëtarë Zëvendësues:

FATMIR MEDIU

GENT STRAZIMIRI

emrat e anëtareve të pd në komisionet e parlamentare

Lini një Përgjigje