TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 20:58

PD mban protestën e 6-të kombëtare: Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë

Shkruar nga Pamfleti

PD mban protestën e 6-të kombëtare: Molotov, gaz lotsjellës

Tubimi zgjati rreth dy orë, incidente në disa zona dhe përplasje me policinë

Partia Demokratike mbajti sot protestën e saj të gjashtë kombëtare në Tiranë, ku mbështetësit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, përpara se tubimi të shndërrohej në një marshim në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke paralizuar trafikun për disa orë.

Protesta nisi zyrtarisht rreth orës 18:50 dhe u mbyll rreth orës 20:50, me një kohëzgjatje afro dy orë, gjatë të cilave situata u karakterizua nga lëvizje të vazhdueshme të turmës dhe përplasje me forcat e policisë.

Pas grumbullimit para Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme, më pas në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, duke vijuar marshimin në zonën e ish-Bllokut, Sheshit “Ëillson”, pranë RTSH-së dhe më tej në Rrugën e Elbasanit, përpara se të përfundonin te selia e Partisë Demokratike.

Gjatë lëvizjes së turmës, policia nuk lejoi kalimin drejt Kuvendit, duke vendosur kordonë sigurie dhe duke ndërhyrë në disa raste për të ndaluar avancimin e protestuesve.


Protesta u shoqërua me tensione dhe incidente në disa prej pikave ku kaloi turma. Në disa momente pati hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh, ndërsa policia reagoi me përdorim të gazit lotsjellës dhe autobotëve të ujit për të shpërndarë protestuesit.

Një nga episodet më të ndjekura ishte ai që lidhet me kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili gjatë protestës u largua nga turma dhe u drejtua pranë banesës së tij, ku qëndroi i rrethuar nga truprojat dhe mbështetësit, mes dyshimeve se nuk ishte ndier mirë, pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës.

Tensione janë shënuar edhe në Rrugën e Elbasanit, ku pati përplasje mes forcave të policisë dhe deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët tentuan të lëviznin drejt zonave të tjera, por u ndaluan nga efektivët. Më pas Berisha u drejtaur drejt selisë së PD, duke shënuar kështu dhe mbylljen e marshimit.

6 Komente

  1. B
    BP

    As me votë, as me dhunë. Vetëm kur Birisha të largohet, ka mundësi të vakët për një opozitë të sukseshme. Rama po i rekruton në adminiatratë për ditë opozitarët e aftë.

    1. K
      Kiu

      E ke llafin per dash sulen apo per ate trendafilen e sherbimit rinor.. Vk ti ke akoma teseren e PPSH

    2. v
      vk

      Duhet te ike plaku Mere, ndryshe vetem xhiro ne bulevard do bejme! Pasi te ike ky, duhet ndryshuar kodi zgjedhor, per te cilin PD nuk po e rruan hic! Ketu fle lepuri! Me kete kod zgjedhor, nuk ka te ardhme ky vend! Vota deformohet, deputetet jane kukulla te bariut qe i zgjedh! Te duash te besh Demokraci ne nje vend, eshte shume e thjeshte! Keta thjesht nuk duan!!!

      1. D
        Dino

        Bravoo qendrestareve te lirise qe po perballen pa hezitim me shretin e bandave kriminale...

        1. J
          Jeta

          Rama po shkatërron administratën brenda zyrave te shtetit. Berisha po shkatërron ne rruge shpresen e njerëzve per ndryshim. A kane shqiptaret aftësi te bashkojnë forcat e e tyre kunder ketyre shkatërruese?!

          1. B
            Beni

            Plaku Merre, dirigjon Shqiperine, e xhirron PD per interese personale, ndersa populli mban ne kurriz marrezite e tij.

            Lini një Përgjigje